PPE e përfshin Shqipërinë në katër prioritetet globale: Integrimi të kushtëzohet

Nga A2 CNN
23 Nëntor 2025, 18:56 | Politikë

PPE e përfshin Shqipërinë në katër prioritetet globale:

Partia Popullore Evropiane (PPE) ka publikuar një video zyrtare nga punimet e Asamblesë së Unionit Demokratik Ndërkombëtar (CDI), të mbajtur në Sao Paolo të Brazilit, ku merr pjesë si organizatë anëtare.

Në deklarimin e saj, eurodeputetja dhe Sekretarja e Përgjithshme e PPE-së, Dolors Montserrat, prezantoi katër përfundimet kryesore të përbashkëta të punimeve, shkruan A2.

Një ndër katër pikat kryesore të prezantuara nga PPE lidhej posaçërisht me Shqipërinë. Montserrat theksoi se procesi i integrimit europian të vendit duhet të mbetet i kushtëzuar nga respektimi i standardeve demokratike dhe garantimi i pavarësisë institucionale.

Në deklaratë theksohet: “Ne insistojmë që anëtarësimi i Shqipërisë në Bashkimin Europian të kushtëzohet me ndalimin e rrëshqitjes demokratike dhe kapjes së mediave dhe drejtësisë, të kryera nga një lidership i lidhur me trafikun e drogës, krimin e organizuar dhe pastrimin e parave.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by European People's Party (@epp)

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos