“Enciklopedi e krimit zgjedhor”, Berisha prezanton librin e radhës për zgjedhjet

Nga Anesti Barjamemaj
23 Dhjetor 2025, 16:28 | Politikë

“Enciklopedi e krimit zgjedhor”, Berisha prezanton librin e

“Inaugurim të misionit të ri të opozitës: shpëtimin e demokracisë”. Ky është përcaktimi që lideri i PD i dha protestës së 22 Dhjetorit në sheshin tek Kryeministria.

“Ky ishte një inaugurim me një rëndësi të jashtëzakonshme dhe mesazhin më të fuqishëm për Edi Ramën, narkoqeverinë e tij, ky mesazh përmblidhe me një fjalë të vetme: largohuni!”

Ai falënderoi qytetarët që u bënë pjesë e tubimit, duke i quajtur heronj, ndërsa policisë i dërgoi një mesazh.

“Paralajmëroj policinë të mos prekë me dorë protestuesit se ata po luftojnë kundër hajdutëve të kombit”.

Por para gazetarëve, Berisha doli për një tjetër inaugurim. Demokratët kanë gati librin 1500 faqesh për atë që e quan farsën e majme elektorale.

Me këtë botim mbi zgjedhjet e 11 majit demokratët shtojnë në bibliotekën e tyre kolanën e denoncimeve për proceset zgjedhore nën qeverisjen e Edi Ramës. ODIHR e quajti garën të pabarabartë, ku nuk dallohej ndarja e partisë me shtetin në fushatë.

“Ky dokument i pashembullt në historinë e një farse elektorale në Europë dhe në botë, i hartuar me mbi 1500 faqe, dhe mbi 2 mijë e sa prova, dokumente, video, fotografi, të gjitha”.

I pyetur për zhvillimet e brenda selisë blu, Berisha nuk preferoi të komentonte përjashtimin e Ervin Salianjit nga grupi i komunikimit të kryesisë së partisë. Ai tha se ish-deputeti është vetëlarguar nga PD pasi ka shkelur vijat e kuqe.

“Akoma mendja tek Salianji. Po ne këtu jemi për enciklopedinë e krimit që nuk është paraqitur kurrë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos