Kaosi në Kuvend, PS përjashton 6 demokratë, amnistohet Sali Berisha

Nga Ervin Koçi
23 Dhjetor 2025, 15:02 | Politikë

Sekretariati i Etikës ka vendosur përjashtimin me 30 ditë nga punimet e Kuvendit për deputetët që ndezën flakadanë në seancën e fundit parlamentare. Megjithëse kërkesa fillestare e socialistëve ishte për një masë 60-ditore, mazhoranca duket se është "zbutur", duke lënë jashtë listës së të ndëshkuarve edhe emrat e Sali Berishës dhe Gazment Bardhit.

Kush ndezi flakadan në seancën e fundit parlamentare u përjashtua me 30 ditë pune nga Kuvendi i Shqipërisë. Ky ishte vendimi i Sekretariatit të Etikës i cili u tregua më i zbutur në krahasim me kërkesën e depozituar nga Socialistët.

Kërkesa fillestare parashikonte për këta deputetë përjashtimin me 60 ditë, ndërsa mes emrave të aministuar ishte edhe Sali Berisha dhe Gazment Bardhi.

Demokratët që u përjashtuan e konsideruan këtë akt si vijim të betejës së tyre politik dhe zbutjen e socialistëve si shenjë frike nga protesta e djeshme.

Sipas vendimit të sekretariatit, përjashtimet fillojnë zbatimin nga data 19 janar deri në fund të muajt shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos