All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

Ethet e listave, Sula: Primaret, element i rëndësishëm për PD, por jo domosdoshmërisht vendimtar

Nga A2 CNN
9 Mars 2025, 22:55 | Politikë
All - Paragraf - 1

Ethet e listave, Sula: Primaret, element i rëndësishëm për

Për fituesit e Primareve në listat e Partisë Demokratike do të jenë të rezervuara vetëm 21 vende të sigurta. Dhe mbetet ende për t’u parë nëse ata që dolën fitues do të pasqyrohen në listat e mbyllura.

All - Paragraf - 3

Por pavarësisht diskutimeve, deputeti demokrat Dashnor Sula, për PD do të ishte dëm i madh nëse ky proces nuk do të kryhej. Kjo pasi ishte një nga premtimet e kryedemokratit Sali Berisha përpara se të rimerrte drejtimin e partisë.

“Pse? Sepse do të ngriheshin të gjithë debatet që Berisha, Rithemelimi, Statuti. Berisha mbahet si burrë që mban fjalën. Dhe nëse nuk do të bëheshin do të zhbëhej gjithçka.”

Megjithatë, sula shtoi se primaret janë një element i rëndësishëm për Partinë Demokratike, por jo domosdoshmërisht vendimtar.

“Rëndësi ka që përzgjedhja e kandidatëve të nominuar në listën e deputetëve, të kemi figurat më të mira të mundshme, më luftarake, më të papërfolura, që tërheqin vota, që janë kuaj të vërtetë në terren,” shtoi ai.

All - Paragraf - 7

Për një PD të bashkuar forli edhe Kandidatja e primareve në Elbasan, Silvi Bardhi, e cila shtoi gjithashtu se mund të lexohet situata në terren se demokratët tashmë duan rikthimin.

“Kemi një ushtri e cila është bashkë dhe po punon me një qëllim të vetëm, fitoren e Partisë Demokratike. Ne nuk punojmë që të jemi në listë të sigurt...  Demokratët duan ndryshim, duan rikthimin e PD-së, duan largimin e Partisë Socialiste. Edhe të lëkundurit duan ndryshimin.” (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos