Listat e kandidatëve për deputet në duart e Ramës, kryeministri nis takimet kokë më kokë me drejtuesit politikë

Nga Fjorela Beleshi
9 Mars 2025, 09:22 | Politikë

Kryeministri Rama sot nis takimet kokë më kokë me secilin nga drejtuesit politikë për listat e kandidatëve për deputet të PS.

Të deleguarit politikë ja kanë dorëzuar Ramës listën, por në këto takime që pritet të mbahen tek Vila qeveritare do të diskutohen të gjithë emrat, si ato në listë të hapur dhe ato në të mbyllur.

Ndërsa për t’i vendosur vulën e ekipit të 11 majit të PS, A2 CNN mëson se do të duhet te mblidhet kryesia që më pas të dorëzohen në KQZ brenda datës 12 mars.

Mësohet se kryeministri Rama ka mbërritur rreth pak para orës 09:30 te Vila, aty ku do të nisin menjëherë takimet.

Ndërsa kryesia e Partisë Socialiste mblidhet ditën e mërkurë në orën 12:00. Nuk prishet tradita e ditës së fundit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos