
Komiteti i Politikës së Jashtme të PE vijon axhendën në Shqipëri e takimeve në Shqipëri. A2CNN mëson se është shoqëruar me debate takimi në Kryesinë e Kuvendit, ku eurodeputeti gjerman Ghaler ka replikuar me kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.
Eurodeputeti Gahler ka kërkuar shpjegime pse Shqipëria ka pranuar menjëherë ftesën e Presidentit Trump për t'iu bashkuar Bordit të Paqes për Gazën, ndërkohë qv BE s'e ka bërë një gjë të tillë.
Mësohet se kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka thënë se për sa i përket SHBA-ve, ne kemi një marrëdhënie të veçantë. Po ashtu ai i ka kërkuar Gahler-it të pyesë Këshillin Europian pse si BE nuk keni një pozicion të përbashkët për këtë çështje.
Balla ka ngritur shqetësimin edhe për Gjyqin e Hagës kundër ish-krerëve të UÇK, duke thënë se çdo përpjekje për të barazuar viktimat me autorët do të sillte destabilizim. Gjithashtu ai i ka kërkuar delegacionit që të merret Parlamenti Europian me këtë çështje.
Kryeministri Edi Rama është nisur drejt SHBA-ve, ku sot do të marrë pjesë në takimin e parë të Bordit të Paqes, ku Shqipëria është një prej vendeve anëtare themeluese. Qeveria ka bërë me dije se në këtë fazë vendi ynë nuk ka asnjë detyrim financiar. (A2 Televizion)