Propozimi i deputetit socialist: AKSHI të mos bëjë më tenderë

Nga Marjo Brakaj
17 Shkurt 2026, 15:40 | Politikë

Propozimi i deputetit socialist: AKSHI të mos bëjë më

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, (AKSHI) nuk do duhet të organizojë më tenderë për nevojat e aktivitetit të saj. Ky është propozimi i disa ndryshimeve ligjore të paraqitura në parlament nga deputeti socialist Erion Malaj, të cilat përfshijnë dhe mundësinë që pjesën operacionale, AKSHI, të krijojë shoqëri të përbashkëta ku shteti të ketë të paktën 51 për qind të aksioneve.

Ndryshimet janë shoqëruar me pikëpyetje të ngritura më së shumti nga opozita, gjatë diskutimeve të hënën në Komisionin e Ligjeve dhe atë të sigurisë, shkruan A2 CNN. Ajo që mbetet e paqartë është se si do të përzgjidhen kompanitë që do të hyjnë në partneritet me AKSHI-n,  për mirëmbajtjen e sistemeve të shumta qeveritare.

Qëllimi i ndryshimeve të propozuara është ndarja e aktivitetit të AKSHI-t si autoritet publik përgjegjës për standardizimin, arkitekturën, sigurinë dhe mbikëqyrjen e sistemeve të qeverisjes elektronike nga njëra anë, dhe pjesës operacionale të tij, që lidhet me zhvillimin, administrimin dhe mirëmbajtjen teknike të sistemeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos