Nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, A2 CNN zbardh agjendën

Nga A2 CNN
17 Shkurt 2026, 19:22 | Politikë

Nesër në Tiranë Ministeriali për Korridorin VIII, A2 CNN

Zhvillohet nesër në Tiranë Ministeriali i Korridorit VIII me fokus lidhshmërinë, qëndrueshmërinë dhe integrimin europian.

A2 CNN ka zbardhur agjendën e Ministrisë së Jashtme, e cila njofton se takimi do të hapet nga ministrja Elisa Spiropali. Në këtë ministerial marrin pjesë zv/Kryeministri dhe Ministri për Punët e Jashtme të Italisë, Z. Antonio Tajani si edhe ata të Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, ndërsa Rumania do të përfaqësohet nga ambasadori Octavian Şerban.

Në përfundim të sesionit ministerial do të mbahet edhe një konferencë për shtyp. Ky aktivitet synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin e projekteve përgjatë Korridorit VIII.

Program i përditësuar

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme

Tiranë, 18 Shkurt 2026

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme ka kënaqësinë të njoftojë organizimin e Ministerialit të Korridorit VIII me temën:

“Korridori VIII në Momentin Strategjik të Europës: Lidhshmëria, Qëndrueshmëria dhe Prosperiteti i Përbashkët përmes Integrimit”*

Ky takim mbahet në Tiranë, më 18 shkurt 2026, në Sallën Skënderbeu, sipas programit final si më poshtë:

                •             09:45 – 10:00 – Mbërritjet e delegacioneve dhe pritja zyrtare me kafe, në prani të Zëvendës Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme.

                •             10:00 – 11:00 – Sesioni Ministerial me formatin 1+3, ku do të zhvillohet diskutimi i temës kryesore dhe rreth 7 minuta për secilin pjesëmarrës.

                •             Fjalët e hapjes: Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme e Shqipërisë.

                •             Radhitja e fjalimeve:

                •             Itali – Z. Antonio Tajani, Zv/Kryeministër dhe Ministër për Punët e Jashtme dhe Bashkëpunim Ndërkombëtar.

                •             Maqedonia e Veriut – Z. Timčho Mucunski, Ministër për Punët e Jashtme dhe Tregtinë e Jashtme.

                •             Bullgaria – Z. Nikolay Pavlov, Zv/Ministër për Punët e Jashtme.

                •             Rumania – Z. Octavian Şerban, Ambasador i Rumanisë në Shqipëri.

                •             Fjalët përmbyllëse: Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme.

                •             11:00 – 11:05 – Foto familjare.

                •             11:05 – 11:35 – Pushim për kafe dhe mundësi për takime bilaterale.

                •             11:35 – 12:20 – Konferencë për shtyp, Sallë Nr.1 (djathtas së Sallës Kryesore).

                •             12:30 – 13:30 – Dreka zyrtare e organizuar nga Znj. Elisa Spiropali, Ministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, në Sallën e Bibliotekës, Pallati i Brigadave.

 

Ky aktivitet pasqyron angazhimin e Shqipërisë dhe partnerëve të saj për forcimin e lidhshmërisë rajonale, qëndrueshmërisë dhe prosperitetit të përbashkët në kuadër të integrimit europian. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos