Mediat greke e kanë komentuar triumfin e Vangjel Tavos përballë Petro Gjikurisë në zgjedhjet për bashkinë e Himarës si një fitore të të zgjedhurit të Edi Ramës.
Protothema e cilëson Tavon njeriun e Ramës që ka mbledhur 59% të votave (4858 vota), ndërsa Petro Gjikurinë të mbështeturin e minoritetit grek që ka marrë 41% (3400 vota).
“Beteja ishte me të gjitha mjetet për të parandaluar një tjetër surprizë të pakëndshme me zgjedhjen e Petro Gjikurisë, i cili mbështetet nga Omonia dhe partitë opozitare dhe është pasardhësi i Fredi Belerit që fitoi zgjedhjet e majit 2023, dhe që kandidati i “importuar” ish-deputeti i Partisë Socialiste Vangjel Tavo, që vjen nga Dropulli, të fitojë”, shkruan media greke.
Ndërkohë në telvizionin SKAI, përfaqësuesit e OMONIA-s pas humbjes së Gjikurisë janë shprehur se "terrorizmi fitoi në Himarë".
(A2 Televizion)