Ftesa e Ramës për dialog me drejtësinë, Sadushi: Pagat i zgjidh kushtetuesja, flasim për problemet e tjera

Nga Indrit Maraku
25 Shtator 2026, 19:07 | Politikë

Një tryezë dialogu me Kryeministrin nuk mund të negociojnë vendimet e Gjykatës Kushtetuese. Me këtë parim, Sokol Sadushi, i ktheu përgjigje publike ftesës së Edi Ramës për të diskutuar me përfaqësuesit e institucioneve të drejtësisë, lidhur me formulën e llogaritjes së pagave të magjistratëve.

Përmos marrëveshjen rreth ligjit për pagat e magjistratëve, është Gjykata Kushtetuese që do të vendos përfundimisht. Kushtetuta nuk negociohet. As gjykimi kushtetues nuk mund të zëvendësohet nga një tryezë dialogu. Vendimi që do të merret duhet të respektohet dhe të zbatohet. [...] Për sa kohë ligji dhe pretendimet kushtetuese të ngritura ndaj tij janë në shqyrtim përpara Gjykatës Kushtetuese, themeli juridik i kësaj mosmarrëveshjeje nuk mund të negociohet në një tryezë tjetër.

Kjo nuk do të thotë se ftesa për dialog refuzohet, sqaron kreu i Gjykatës së Lartë, por në tryezë duhet të jenë të gjitha problemet e sistemit të drejtësisë, thekson ai. Prandaj, dialogu nuk duhet të mbetet vetëm te paga. Është koha t’u japim përgjigje çështjeve që përcaktojnë funksionimin e drejtësisë: sa gjyqtarë dhe prokurorë i duhen Shqipërisë, si do të plotësohen vendet vakante, si do të ulet stoku i çështjeve dhe kohëzgjatja e proceseve?

Duhet të përcaktojmë çfarë administrate, teknologjie, infrastrukture dhe sigurie u duhen gjykatave dhe si do të financohen këto nevoja në mënyrë të qëndrueshme. Për këtë duhen një rend pune konkret, përgjegjësi të qarta dhe vendime tëzbatueshme. Këto qëndrime Sokol Sadushi i mbajti në Mbledhjen e Përgjithshme të Gjyqtarëve, të thirrur për të zgjedhur tre anëtarë të rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor, nga radhët e togave të zeza. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos