
Asistenca Sociale do të futet nën kontrollin e Kuvendit të Shqipërisë. Nëpërmjet një iniciative që kryesohet nga Jorida Tabaku, dhe që ka marrë ditën jeshile nga parlamenti, parashikohet analizimi i zbtimit të praktik të këtij ligji.
“Parlamenti duhet patjetër që ta kthejë analizën postlejgislative në një instrument të përhershëm. Ne duhet të kuptojmë problematikat që ka zbatimi i ligjit, nuk jemi për të prodhuar letra”, thotë Tabaku për A2 CNN.
Asistenca Sociale dhe zbatimi i saj ka qenë pjesë e debateve publike dhe politike për një kohë të gjatë. Ndaj për Jorida Tabakun kjo çështje duhet kthyer në një debat më të gjerë.
“Unë dua që të nisim një debat kombëtar, çfarë ka shkuar keq dhe çfarë ka shkuar mirë. Në gjykimin tim asistenca sociale është përdorur si instrument politike, me një shumë shumë të vogël që nuk e përmirëson nivelin e jetesës. dhe kriteret janë absolutisht të pa pranueshëm. për një Shqipëri të vitit 2026, e ka të pamundur një familje që të marrë asistencën sociale duke pasur disa kritere të caktuara, pajisjet elektroshtëpiake, statusi i kryefamiljarit, arsimi etj. që e bëjnë shumë subjektive dhënien e asistencës”, shton ajo.
Por disa problematika të zbatimit të ligjit, Jorida Tabaku thotë se janë konstatuar edhe nga raportimet mediatike. “Asistenca sociale është një instrument për të përmirësuar jetesën, Asistenca sociale është një instrument për të zbutur varfërinë, është një instrument për ta ndihmuar një individ përkohësisht dhe për të shkuar te tregu i punës, ndërsa te ne është kthyer si një instrument i dhënies së një pagese të vogël mujore dhe shpresoj që të evidentohen edhe gjatë analizës që do të kryejmë”, thotë Tabaku.
Ky është kontrolli i parë mbi efektivitetin e një nisme ligjore për këtë legjislaturë, dhe ndër të tjera synon që problematikat e konstatuara t’i materializojë në amendime ligjore. (A2 Televizion)