Rama me Netanyahun: Shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtjeje kundër Izraelit

Nga A2 CNN
26 Janar 2026, 14:33 | Politikë

Rama me Netanyahun: Shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje

Kryeministri Edi Rama, në një deklaratë të përbashkët me kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, deklaroi se shqiptarët ishin populli i vetëm në Europë që nuk u mblodhën në “mitingje urrejtjeje kundër Izraelit”.

“Trashëgimia unike e Shqipërisë në mbrojtjen e hebrenjve gjatë Holokaustit e bëjnë lidhjen mes vendeve tona shumë të veçantë. Si qeveri, jemi të përkushtuar për ta kremtuar këtë trashëgimi të çmuar dhe mban një qëndrim të vendosur kundër antisemitizmit. Edhe pse popullsia shqiptare me shumicë myslimane u bashkua me vuajtjen e popullit palestinez, shqiptarët nuk u mblodhën në mitingje urrejtjeje kundër Izraelit. Kjo përbën kontrast të theksuar me atë që ka ndodhur në vende të tjera të Europës. Vendi ynë qëndron kundër antisemitizmit", u shpreh Rama.

Në lidhje me ftesën për në Bordin e Paqes, Rama theksoi: “Ftesën për në Bordin e Paqes e shoh jo vetëm si një njohje, por përgjegjësi morale. Do të mbështesim planin e paqes për Gazën të Presidentit Donald Trump dhe do luajmë rolin tonë brenda forcës ndërkombëtare për stabilizimin e Gazës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos