
Kuvendi ka shtyrë për seancën tjetër projektligjin për Gardën e Republikës me kërkesë te kreut të grupit te PS Taulant Balla, raporton A2CNN.
Në fjalën e mbajtur në Kuvend Balla tha: “Garda e Republikës i shërben autoriteteve të shtetit, pavarësisht nëse je sot në qeveri apo në opozitë. Z.Kryetar i Kuvendit i qëndroj propozimit tim, për shkak se kemi shumë çështje të tjera, kjo çështje të kalojë për shqyrtim në seancën e datës 23”.
Propozimi i Taulant Ballës për ndryshimin e rendit të ditës u miratua me 71 vota pro nga mazhoranca socialiste. (A2 Televizion)