Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, reagoi pas vendimit të Gjykatës së Lartë për ta lënë në burg, duke thënë se “kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, për të ecur më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut”.
“Make Albania Great Forever! Ky është zotimi dhe angazhimi ynë për 11 majin, ditën historike kur do të ndahemi nga narkoregjimi, por edhe narkodrejtësia. Sot për çështjen Meta hodhëm një hap pozitiv, sepse kaluam edhe një pengesë fiktive, Gjykatën e Lartë që nuk ekziston, për të ecur më shpejt drejt Gjykatës së Strasburgut. Pa dyshim që do të fitojmë, ashtu siç kemi fituar edhe në Komisionin e Venecias, kundër “Ramaformës”. Mos harroni se 2 marsi po vjen dhe bashkë me të edhe 5-vjetori i atij mitingu të jashtëzakonshëm në mbrojtje të Kushtetutës, falë të cilit u çmontua “Ramaforma”, thotë Meta në një audio-mesazh.
“Të gjithë drejt 11 majit, të gjithë bashkatdhetarët tanë të nxitojnë të regjistrohen”, shtoi Meta. (A2 Televizion)