Eurodeputeti Fredi Beleri, në një lidhje me emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, u shpreh se Gjykata Kushtetuese në Shqipëri vepron me dy standarde.
“Regjimet, edhe kur i humbasin zgjedhjet, e mbajnë pushtetin me çdo mënyrë. Siç po e mban qeveria tani edhe Bashkinë e Tiranës, në shkelje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Problemi kryesor i Shqipërisë është gjyqësori me regji. Ka dy standarde. Ka moszbatim të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. E njëjta gjykatë për mua tha të mos e marr mandatin, për zotin Veliaj tha që duhet t’i ngelet mandati. Nuk prevalon e drejta e qytetarëve për t’u qeverisur nga ai që zgjedhin. Çfarë demokracie është kjo?”, deklaroi Beleri.
“Gjykata Kushtetuese ka marrë një vendim dhe nuk zbatohet”, shtoi Beleri. (A2 Televizion)
