“Grup mbeturinash sociale dhe politike”, Balla paralajmëron: Kush ngre dorën kundër policisë, do përballet me forcën e saj

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 12:26 | Politikë

“Grup mbeturinash sociale dhe politike”, Balla paralajmëron:

“Në vlerësimin tim, ne nuk mund të zmbrapsemi se një grup mbeturinash sociale dhe politike mendojnë që Parlamenti duhet të shpërndahet”.

Kështu u shpreh Taulant Balla për gazetarët në ambientet e jashtme të Parlamentit, shkruan A2.

Kreu i grupit parlamentar socialist theksoi se edhe më skeptikët e kanë të qartë “se këtu është një skenar tërësisht joshqiptar, në dëm të Shqipërisë, në këtë moment historik”.

“E prisnim këtë skenar, kemi kohë që e presim. E kam parë edhe në vende të tjera. Ata që plagosin 3 punonjës policie, duhet të dinë se gjaku i punonjësve të policisë është gjaku i shtetit. Prandaj, dua të jem i qartë: mbështes policinë dhe i bëj me dije se kushdo që ngre dorën kundër policisë, do të përballet me forcën e policisë”, tha Balla. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos