“Përgjaket protesta!” Berisha dhe Noka reagojnë për protestën para parlamentit

Nga A2 CNN
2 Korrik 2026, 11:47 | Kronikë

“Përgjaket protesta!” Berisha dhe Noka reagojnë për

Pasi Partia Demokratike njoftoi se nuk do të marrë pjesë në seancën e sotme parlamentare, demokratët kanë reaguar në lidhje me protestën para parlamentit. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dënuar ashpër gjakosjen e protestuesve te parlamenti. Në një postim në rrjetet sociale të shoqëruara edhe me pamje Berisha shkruan se, narkopolicia ka larë duart si Pilati, pas përgjakjes që u ka bërë protestuesve.

“Përgjaket protesta. Pasi e përgjakin narkopolicët lajnë duart si Pilati! Dënoj me ashpërsinë më të madhe gjakosjen e protestuesit paqësor!”, shkruan Berisha.

Më herët Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Flamur Noka reagoi ndaj dhunës së policisë dhe gardës ndaj qytetarëve protestues. Sipas tij Policia dhe garda janë futur nëpër lokalet rreth Kuvendit duke dhunuar dhe shoqëruar qytetarët.

“Dënoj me forcë dhunën që narkopolicët dhe gardistët kanë ushtruar ndaj qytetarëve të ndodhur në kafenetë rreth Kuvendit, ku është mësyrë barbarisht për t'i shoqëruar në komisariate, pasi pretendohet se është fërshëllyer Ulsi Manja. As në diktaturën enveriste nuk ndodhte që të masakroheshin qytetarët kafeneve”, shkroi Noka krahas pamjeve. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos