Sulmi ndaj Trump, Berisha: Akt horror që synonte të ndryshonte historinë me një masakër

Nga A2 CNN
26 Prill 2026, 12:55 | Politikë

Sulmi ndaj Trump, Berisha: Akt horror që synonte të ndryshonte

Pas kryeministrit Edi Rama edhe kreu demokrat Sali Berisha ka reaguar për sulmin me armë ndaj presidentit Donald Trump në darkën me gazetarët. Në një postim në rrjetet sociale, kreu i selisë blu e cilësoi këtë një akt horror dhe një tentativë për të ndryshuar historinë përmes dhunës.

“Akt horror! Mbrëmë një person i armatosur me armë zjarri dhe të ftohta i quajtur Cole Tomas Alen 31 vjeç mësues nga Kalifornia kaloi perimetrin e sigurisë të darkës që presidenti Trump shtronte për mediat në Hillton Hotel Washington DC dhe në një akt horror hap zjarr. Shërbimet sekrete evakuuan presidentin Trump dhe zonjën e parë, krimineli u arrestua me shpejtësi nga rojet e sigurisë, një punonjës i shërbimit sekret u plagos por fatmirësisht për kombin amerikan dhe miqtë e tij nuk pati asnjë viktimë, apo të plagosur nga të ftuarit.

Presidenti Trump u rikthye në darkën e fjalës së lirë dhe mbajti sipas parashikimit fjalën e rastit në të cilën dënoj aktin kriminal të ndërmarrë në Mbrëmjen e Fjalës së Lirë nga një person në vlerësimin e tij jonormal dhe lavdëroj ndërhyrjen e shpejtë dhe të guximshme e të suksesshme të shërbimit sekret.

PD dënon me forcën më të madhe këtë akt horror që synonte të ndryshonte me një masakër historinë”, shkruan Berisha.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos