Gjykata Kushtetuese caktoi datën 20 maj për shqyrtimin e kërkesës së kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për lirim nga qelitë e paraburgimit. Në orën 10:00 të kësaj date, Kushtetuesja do të zhvillojë seancën gjyqësore ndaj ankimit të Veliajt mbi vendimet e shkallëve më të ulëta për lënien e tij në burg.
Veliaj nuk do të jetë prezent në Kushtetuese dhe as avokatët e tij, pasi shqyrtimi do të bëhet vetëm mbi bazë dokumentesh, pa praninë e palëve. Në Kushtetuese, Veliaj kërkon shfuqizimin e vendimit të Gjykata e Posacme, që e dërgoi në paraburgim, si dhe të vendimeve të Gjykata e Apelit dhe Gjykata e Lartë që e konfirmuan arrestin.
Sipas kryebashkiakut, vendimet e shpallura përkatësisht në shkurt, mars dhe korrik 2025 janë dhënë në shkelje të Kushtetutës, pasi gjatë procesit të caktimit të masës i është shkelur e drejta e procesit të rregullt ligjor, proporcionaliteti i masës së sigurimit dhe e drejta e prezumimit të pafajësisë.
Nga ana tjetër, gjatë shqyrtimit të masës së sigurimit në Kushtetuese, kryebashkiakut, i izoluar prej 10 shkurtit të vitit të kaluar, i janë vënë në dispozicion të gjithë fashikujt e dosjes hetimore ndaj tij, një total prej 61 mijë faqesh. Dosja iu përcoll nga një agjent i BKH, në zbatim të një vendimi të marrë të hënën nga trupa gjykuese e Gjykata e Posacmepandehurve.
Në Gjykata e Lartë, Veliaj po gjykohet për pesë vepra penale, mes të cilave edhe korrupsioni dhe pastrimi i parave. (A2 Televizion)