Imuniteti i Belinda Ballukut nuk preket. Maxhoranca publikoi raportin e saj mbi kërkesën e Prokurorisë së Posaçme duke nënvizuar se hetimi për veprën penale që akuzohet Balluku nuk justifikon ndryshimin e masës së sigurisë nga dalimi për të dalë jashtë vendit në heqje lirie.
Socialistët dolën zyrtarisht kundër kërkesës së Prokurorisë të Posaçme e cila kërkoi autorizimin nga Kuvendit për heqjen e imunitetit për Belinda Ballukun. Ulsi Manja duke lexuar raportin e maxhorancës në Këshillin e Mandateve u shpreh se vepra penale për të cilën po hetohet Belinda Balluku nuk është e atillë që të justifikojë vendosjen e masës së sigurisë të heqjes së lirisë, duke nënvizuar se për hetimin në fjalë mjafton ndalimi për të udhëtuar jashtë vendit.
Në argumentimin e tyre Socialistët duket se i paraprinë edhe ndonjë kërkesë që mund të vij sërish në të ardhmen nga SPAK duke nënvizuar se në të gjitha rastet, duhet të pritet përfundimi i hetimit. Apo thënë thjesht, pa kaluar në gjykim, ndaj Ballukut nuk do të autorizohet asnjë masë tjetër shtrënguese.
Në fjalën e tij Kryetari i Komisionit të Ligjeve u shpreh se pavarësisht këtij qëndrimi politik, hetimi i SPAK nuk pengohet, duke e konsideruar kërkesën e Prokurorisë së Posaçme si një sfidim të pushtetit legjislativ.
Raporti i Këshillit të Mandateve do të shkojë për votim të enjten në seancë plenare ku me votat e tyre, socialistët do të rrëzojnë kërkesën për dhënien e autorizimit për vendosjen ndaj Belinda Ballukut masën e sigurisë të heqjes së lirisë. (A2 Televizion)
Imuniteti i Ballukut nuk hiqet, PS: SPAK na sfidoi, mjafton vetëm heqja e pasaportës