Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me standardet e BE në Tiranë

Nga A2 CNN
28 Dhjetor 2025, 13:34 | Politikë

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI: Transporti publik po bëhet me

Ish-sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, këshilltar në Këshillin Bashkiak, deklaron se përmirësimi i transportit publik në Tiranë drejt standardeve evropiane është parashikuar si një nga projektet kryesore në buxhetin e Bashkisë për vitin 2026.

Sipas tij, investimi synon t’u ofrojë qytetarëve një shërbim më cilësor, më të shpejtë dhe më të besueshëm, duke reduktuar ndotjen, trafikun dhe kohën e humbur në lëvizje. Projekti parashikon ndërtimin e linjave të shpejta të autobusëve, përdorimin e autobusëve elektrikë, korsive të dedikuara dhe infrastrukturës moderne të menaxhimit, shkruan A2 CNN.

Braimllari thekson se ky projekt përfaqëson një hap konkret drejt një qyteti më të jetueshëm dhe më evropian, me transport publik modern dhe efikas për të gjithë qytetarët. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos