“PD kërkon të zhbëjë reformën”, Bido: PS në mbrojtje edhe pse është goditur nga brenda

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2025, 21:01 | Politikë

“Partia Socialiste është lokomotiva e Reformës në Drejtësi, ndërsa opozita kërkon të zhbëjë reformën”.

Kështu u shpreh deputeti socialist Ardit Bido, në një lidhje direkte me studion e emisionit “Terminal” nga Aurora Sulçe, në A2CNN.

“Është vetëm një forcë politike që e mban këtë sistem dhe pret vendimin e gjykatave”, theksoi Bido.

Sipas tij, “organizmat brenda Reformës në Drejtësi janë të pavarura” dhe “për herë të parë kemi rënë dakord që institucione si SPAK janë të pavarura”.

“Ekzistenca e këtyre organizmave të pavarura të drejtësisë është thesar dhe duhen ruajtur si sytë e ballit. Thënë kjo, nuk do të thotë që çdo vendimmarrje e drejtësisë është e drejtë apriori”, tha Bido.

   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos