“Ishin të përgatitur për dhunë”, deputeti i PS: Policia hodhi ujë ndaj protestuesve

Nga A2 CNN
10 Shkurt 2026, 20:49 | Politikë

Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, i ftuar në emisionin Off the Record nga Andrea Danglli, dënoi molotovët në drejtim të policisë.

Ai theksoi se policia i është përgjigjur protestuesve vetëm me ujë. “Frika që po shoh në këtë studio ndaj ujit është e çuditshme. Nga kjo protestë, shqetësues qenka uji?! Po e banalizoni bisedën”, tha ai në Off the Record.

Deri tani raportohet për 12 efektivë policisë të lënduar. Po ashtu mësohet se i lënduar ka mbetur edhe deputeti i PD-së Nallbani, ndërsa ende nuk ka të dhëna për numrin e protestuesve të lënduar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos