Ish-Presidenti Ilir Meta në një intervistë ekskluzive nga qelia e paraburgimit për emisionin “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN theksoi se është i pafajshëm, por s’mund të mbajë përgjegjësi ligjore për bashkëpunëtorët e tij.
“Unë jam i pafajshëm, jo thjesht se e deklaroj. Më thoni një faj timin, një episod, një akuzë dhe t’u jap përgjigje”, u shpreh Meta.
I pyetur nga moderatori Danglli, a ndani të njëjtin mendim për bashkëpunëtorët, Meta u përgjigj:
“Nuk ndaj asnjë mendim unë lidhur me përgjegjësinë ligjore, penale, as për fëmijët e mi, as për prindërit e mi, për askënd, vetëm për Ilir Metën. Sepse mund t’ua sqaroj avokati, përgjegjësia penale është individuale”. (A2 Televizion)