Takimin e radhës me bazën Sali Berisha e zhvilloi në Astir, ku për banorët e zonës kishte premtimin se opozita është në kilometrin e fundit të fitores, gjë që sipas tij po faktohet edhe nga raportet ndërkombëtare, duke marrë për bazë aktin vlerësimin për Shqipërinë në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Europian.
“Po të lexojmë këtë raport të shkëlqyer që i bën autopsinë këtij regjimi. Iku koha kur Edi Rama i shkruante në zyrë raportet. Zëri i opozitës është dëgjuar mirë shumë. Është e vështirë të besohen ato që ndodhin në Shqipëri, i panë i dëgjuan, i verifikuan, ndaj edhe raporti është ky”, tha Berisha, shkruan A2CNN.
Ndonëse kishte preferuar që të mos fliste për zgjedhjet e brendshme në parti, një pyetje nga qytetarët, e detyroi Berishën të jepte sqarimin e radhës për të përjashtuarit nga gara.
“Në këtë parti kurrë nuk do të ketë të përjashtuar për mendimin ndryshe, por për veprimet ndryshe po. Nëse ti punën kundër PD t’i je larguar në parti tjetër. Për të mos folur për të birësuarit nga krimi si Ervin Salianji”, u shpreh Berisha.
Gjatë këtij takimi, Berisha ftoi qytetarët që t’i bashkohen protestës së Partisë Demokratike në datën 8 maj përpara kryeministrisë. (A2 Televizion)