“Negociatat vetëm me BE”, Rama: 83 mandatet garantojnë reformat pa opozitën

Nga Ervin Koçi
5 Maj 2026, 23:42 | Politikë

Kryeministri Edi Rama akuzoi opozitën se tenton të pengojë procesin e integrimit të vendit në Bashkimin Europian. Gjatë një takimi me socialistët e Gjirokastrës, kreu i qeverisë u shpreh se dialogu i vetëm që do të zhvillojë shumica është ai me Brukselin duke ripërsëritur qëndrimin se brenda 2027 do të ketë përfunduar kuadri negociues, shkruan A2CNN. 

Nga Gjirokastra Edi Rama tregoi arsyen se përse e kishin lumtuar 83 mandatet parlamentare. Duke i treguar socialistëve punët e Shqipërisë në procesin e integrimit, ai u kujdes të nënvozionte se falë votave në parlament, tashmë miratimi i reformave do të bëhet pa pasur nevojë të presë konsensusin e opozitës dhe negociatat e vetme që do të zhvillojnë janë ato me Brukselin.

"Nëse ne nuk do t’i kishim ato vota në parlament, ne sot nuk do të kishim negociata me BE, por do të kishim presion për të bërë negociata me palavitë që kemi në opozitë, se do të na kishin marrë peng, do të na kishin marrë peng në emër të integrimit”, tha Rama.

Fjalët për opozitën nuk i kurseu duke i cilësuar si pengesë në rrugëtimin integrues të vendit.

Janë të fiksuar për të bërë çdo gjë dhe për të nxjerrë çdo gjë nga goja dhe për të derdhur çdo llumë në rrugët e komunikimit, në kanalet e informacionit, që të na pengojnë në këtë rrugë. Ne nuk duhet të lejojmë askënd që të hedhë poshtë dhe të mbulojë me baltë gjithë atë punë të jashtëzakonshme që ne kemi bërë së bashku dhe që e ka sjell Shqipërinë në këtë pikë që është sot, që është pika më e mirë që Shqipëria ka qenë ndonjëherë”, u shpreh Rama.

Përpara socialistëve të Gjirokastrës kryeministri ripërsëriti qëndrimin e tij se brenda 2027 procesi i negociatave me BE-në do të ketë përfunduar, pavarësisht se në pesë muaj e parë të këtij viti, nuk është shënuar asnjë progres. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos