“Jemi në kilometrin e fundit drejt fitores”, Berisha: Ripërtëritjen e PD-së ua kemi borxh demokratëve e shqiptarëve

Nga A2 CNN
30 Maj 2026, 13:52 | Politikë

“Jemi në kilometrin e fundit drejt fitores”, Berisha:

Partia Demokratike ndodhet në kilometrin e fundit drejt fitores dhe se prioritet kryesor mbetet ripërtëritja e saj. Këtë mesazh përcolli kreu demokrat Sali Berisha gjatë fjalës së tij në Kuvendin Kombëtar të PD-së. Ai u shpreh se vendimi për të drejtuar PD-në ka ardhur nga besimi i tij te fitorja dhe te mbështetja e demokratëve, duke vlerësuar vendosmërinë dhe angazhimin e tyre gjatë viteve të fundit.

“U jap fjalën e nderit se kurrë nuk do merrja përsipër t’u drejtoja ju po të mos besoja tek fitorja. Dhe besimi tek fitorja buronte nga guximi juaj. Buronte nga vendosmëria juaj. Buronte nga atdhetaria juaj, nga dashuria juaj për këtë vend. Ndaj dhe për ta mbyllur këtë kapitull, unë dua të përulem me nderim para jush për veprën tuaj. Me nderimin më të thellë dhe të shpreh bindjen se këto që kaluam ne na kanë farkëtuar ne për një betejë të re të fuqishme për të përmbysur Ramaduron e Evropës”, u shpreh Berisha.

Sipas tij ripërtëritja është detyra parësore që PD u ka borxh demokratëve dhe shqiptarëve.

“Në këtë kilometër të fundit të kësaj maratone, ne kemi detyra shumë të rëndësishme, detyra dhe detyrime kapitale. Ndaj dhe ripërtëritja e partisë është dhe duhet të jetë vepra jonë madhështore. Duhet të jetë vepra jonë për të ripërtërirë nesër Shqipërinë. Duhet të jetë vepra jonë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë”.

Ai rikujtoi arritjet e mëparshme të demokratëve, si integrimin në Këshillin e Europës, anëtarësimin në NATO, heqjen e vizave dhe ndërtimin e Rrugës së Kombit, duke i cilësuar si dëshmi të vizionit të partisë.

Sipas tij, programi i PD-së mbetet më i miri për zhvillimin e vendit, ndërsa theksoi se synimi i ardhshëm është realizimi i projekteve edhe më të mëdha për Shqipërinë.

Pjesë nga fjala e Berishës në Kuvendin Kombëtar të PD

Ndaj dhe ne, në rrugën tonë, patëm rrugë të gjatë, të mundimshme.

Kur e nisëm, fitorja askund nuk vegonte në horizont.

Por unë u jap fjalën e nderit se kurrë nuk do merrja përsipër t’u drejtoja ju po të mos besoja tek fitorja.

Dhe besimi tek fitorja buronte nga guximi juaj.

Buronte nga vendosmëria juaj.

Buronte nga atdhetaria juaj, nga dashuria juaj për këtë vend.

Ndaj dhe për ta mbyllur këtë kapitull, unë dua të përulem me nderim para jush për veprën tuaj.

Me nderimin më të thellë dhe të shpreh bindjen se këto që kaluam ne na kanë farkëtuar ne për një betejë të re të fuqishme për të përmbysur Ramaduron e Evropës.

Ne vijmë sot në këtë Kuvend si forcë politike që përmbushëm një nga premtimet dhe detyrimet tona më kryesore, mbrojtja e votës.

Në betejën tonë jemi përballur jo vetëm me qeverinë mafioze më të rrezikshme në Evropë, por jemi përballur me mediat e kontrolluara prej saj, të cilat 24 orë mbi 24 orë, njëlloj si në diktaturat totalitare, armikun e brendshëm demonizojnë opozitën.

Njëlloj.

Me mediat, të cilat fjalën e lirë e shndërrojnë në mashtrim.

Fjalën e lirë e shndërrojnë në trillim për të mbrojtur qeverinë.

Për çka ajo i paguan me taksat e vjedhura nga taksapaguesit.

U përballëm me kartelet e drogës.

Dhjetëra qindra prej jush, në qytetet ku ato sundojnë, ku bëjnë ligjin, ishit armiq të tyre.

Pra, i kapërcyem të gjitha këto.

Sot nuk jemi më forca politike që lufton në mbrojtje.

Jo, sot jemi forca politike në kilometrin e fundit, në kilometrin që ecim drejt fitores.

Në këtë kilometër të fundit të kësaj maratone, ne kemi detyra shumë të rëndësishme, detyra dhe detyrime kapitale.

Detyra jonë numër një që ua kemi borxh demokratëve dhe shqiptarëve është ripërtëritja.

I kapërcyem të gjitha barrikadat që na vunë përpara.

E futëm në rrethin e kuq narkodiktatorin.

Diku e thërrasin Ramaduro, të tjerë e thërrasin Edi Balluku.

Kurse ne do e largojmë atë me çdo çmim nga pushteti.

Demokrate e demokratë, ja ku jemi këtu, t’u themi shqiptarëve se për ne, njerëzit që adhurojnë kombin dhe flamurin e tij, për ne, flamuri kombëtar do mbetet në gjysmështizë gjersa flamuri i votës së lirë të shqiptarëve të valëvitet krah tij.

Beteja jonë është betejë për flamur, është betejë për dinjitet kombëtar, është betejë për lirinë e shqiptarëve.

Ndaj dhe ripërtëritja e partisë është dhe duhet të jetë vepra jonë madhështore.

Duhet të jetë vepra jonë për të ripërtërirë nesër Shqipërinë.

Duhet të jetë vepra jonë për t’u rikthyer shqiptarëve votën e lirë.

Ripërtëritja e PD parakupton para së gjithash vizion.

Por ka program më madhështor se programi ynë?

U garantoj se nuk ka program më madhështor.

Por ky program bombardohet çdo minutë, çdo orë nga mediat e qeverisë, të cilat përsërisin në sintoni se PD nuk ka program.

Kush nuk ka program?

Si nuk ka program partia e ëndrrave të shqiptarëve?

Pa kthehemi pak mbrapsht, a nuk ishte ëndërr anëtarësimi i Shqipërisë në Këshillin e Evropës? Kush e bëri realitet?

A nuk ishte ëndërr Rruga e Kombit? Kush e bëri realitet?

A nuk ishte ëndërr heqja e vizave, arritja e jetës e shqiptarëve? Kush e bëri realitet?

A nuk ishte ëndërr anëtarësimi i Shqipërisë në NATO? Kush e bëri realitet?

Kush e thotë se demokratët nuk kanë program, e thonë ata të cilët nga mëngjesi gjer në darkë mbajnë ison që u rrëmbeu ëndrrat shqiptarëve, e partisë që u shkelmon ëndrrat shqiptarëve, e partisë që e la Shqipërinë pa ëndërr, partisë së krimit.

Ne jo, ne me vizionin tonë do bëjmë që veprat që përmendem më parë të duken të mesme në krahasim me ato të tjerat. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos