Krasniqi: Si mundet një kriminel të bëjë karrierë me një telefonatë?

Nga A2 CNN
19 Shkurt 2026, 21:26 | Politikë

Politologu Afrim Krasniqi, i ftuar në studion e “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2CNN, pyeti se “si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, një poet, një shkrimtar, një jurist i mirë s'bën dot karrierë dhe si mundet një kriminel, me një telefonatë të bëjë karrierë dhe të sigurojë edhe vendin e vet në listë?”.

Krasniqi tha: “Pyetja është: si mundet një njeri me shkollë, i lexuar, një poet, një shkrimtar, një jurist i mirë s'bën dot karrierë dhe si mundet një kriminel, me një telefonatë të bëjë karrierë dhe të sigurojë edhe vendin e vet në listë, ku cakton edhe numrin ai te lista e Durrësit se ku do jetë. Ky është problemi i madh dhe këtu meriton një hetim dhe ne këtu kurrë s'e kemi bërë këtë hetim”.

“Por, SHBA-ja çfarë interesi ka? SHBA-ja na ka futur në NATO. Nëse mbani mend kur kemi hyrë në NATO, ne kishim një vetëm një gjeneral jashtë burgu, sepse të gjithë ishin nën hetim dhe ishte proces i madh. Kështu që, ne i kemi dhe një lloj detyrimi. Ata na kanë pranuar siç jemi. Na kanë dhënë një shans, se ka shpallur pavarësinë e Kosovës George Bush nga Tirana praktikisht dhe ky është shans që jepet. Fati i madh që i kemi në anën tonë. Pyetja është a dimë ta shfrytëzojmë momentin për të ndërtuar një qasje strategjike afatgjatë tonën dhe këtu kam përshtypjen që nuk po e bëjmë. Sot për shembull mua më pëlqeu një deklaratë e kryeministrit kur e nisi që tha se Parlamenti i Shqipërisë unanimisht e përkrahu, do të thotë që ka një konsensus. Kosova ka konsensus. Ne kemi konsensus për të ndjekur fuqinë e madhe të botës, por a kemi konsensus për sfidat tona që kemi si vendës? S'kemi. As në Kosovë, as në Shqipëri. S'kemi as komunikim, as koordinim”, shtoi Krasniqi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos