Kaosi në Kuvend, Braçe: Më në fund e morën pushtetin, Balla: Zjarr godinës me urdhër të Berishës

Nga A2 CNN
18 Dhjetor 2025, 11:29 | Politikë

Kaosi në Kuvend, Braçe: Më në fund e morën pushtetin,

Deputetët e Partisë Socialiste kanë reaguar pas tensioneve të shënuara në Kuvend, ku deputetët demokratë u përplasën me gardistët në përpjekje për të bllokuar seancën plenare.

Kreu i grupit parlamentar socialist Taulant Balla akuzo Berishën për zjarrin ndaj së Kuvendit të Shqipërisë.

“Me urdhër të Sali Berishës i vendoset zjarri godinës së Kuvendit të Shqipërisë. Kjo është një vepër e rëndë penale që po ndodh në flagrancë!”, shkruan Balla në rrjetet sociale.

Ndërkohë në një postim në rrjetet sociale deputeti socialist Erion Braçe ironizon opozitën duke shkruar se “më në fund e morën pushtetin”.

“Kuvendi i Shqipërisë, më në fuuuund e morën pushtetin!!”, shkruan Braçe në rrjetet sociale.

Në një tjetër postim të shoqëruar me pamje edhe nga skenat e përplasjes në Kuvend Braçe shprehet: “Ky shembull si vritet tjetri për pak pushtet më shumë”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos