“Kapitulli 28 i shëndetit publik, ndër më sfiduesit”, Sala takon në Bruksel komisionerin Várhelyi

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 17:34 | Politikë

“Kapitulli 28 i shëndetit publik, ndër më sfiduesit”,

Ministrja e Shëndetësisë ka zhvilluar një takim në Bruksel me Komisionerin për Zgjerimin, Olivér Várhelyi, ku në fokus ka qenë ecuria e Shqipëria në procesin e anëtarësimit në Bashkimi Europian.

Në një postim në rrjetin social X, ministrja bëri me dije se bisedimet u përqendruan te reformat e integrimit dhe më konkretisht te Kapitulli 28, që lidhet me shëndetin publik dhe konsiderohet ndër më sfiduesit në negociata. Ajo theksoi se Shqipëria mbetet e angazhuar për forcimin e sistemit shëndetësor dhe për përafrimin me standardet europiane.

“Një takim  konstruktiv me Komisionerin Várhelyi, ku diskutuam mbi ecurinë e Shqipërisë dhe hapat e mëtejshëm në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Europian, me fokus të veçantë tek Kapitulli 28 për shëndetin publik, një nga kapitujt më sfidues.

Shpreha mirënjohjen tonë të thellë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së në këtë rrugëtim.

Jemi të angazhuar për të çuar përpara reformat kyçe, për të forcuar sistemin shëndetësor dhe për t’u përafruar plotësisht me acquis të BE-së, ndërkohë që vijojmë pjesëmarrjen në #EU4Health si një hap konkret drejt integrimit.

Shqipëria mbetet e fokusuar dhe e vendosur për të ecur përpara në rrugën e saj europiane”, shkruan ajo. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos