Partia Demokratike kërkon hetim të plotë për djegien e pallatit në Tiranë. Anëtari i Kryesisë së PD, Grigels Muçollari deklaroi nga selia blu se përgjegjësia për ngjarjen e rëndë është edhe politike, jo vetëm teknike. Ai dënoi dhe deklaratën e kreut të qeverisë, i cili hoqi largoi nga përgjegjësia ndërtuesin.
“Përgjegjësia nuk është vetëm teknike. Ajo është politike dhe institucionale. Lejet e ndërtimit, kontrolli i zbatimit dhe garantimi i standardeve janë detyrë e institucioneve publike. Kur këto dështojnë, përgjegjësia shkon në nivelet më të larta të vendimmarrjes. Deklarata e kryeministrit nuk është gjë tjetër përveç se një tentativë për te fshehur përgjegjësin e vërtete i cili ne fakt është vete ai. Partia Demokratike kërkon: Hetim të plotë dhe të pavarur për këtë ngjarje dhe rastet e mëparshme të ngjashme; Verifikim të menjëhershëm të materialeve të përdorura në fasadat e pallateve ekzistuese; Ndërhyrje urgjente për zëvendësimin e fasadave të rrezikshme; Auditim të lejeve të ndërtimit dhe të respektimit të kushteve teknike; Rritje të kapaciteteve të shërbimeve zjarrfikëse dhe emergjencave civile; Ndryshim rrënjësor të modelit të zhvillimit urban. Ky është një moment që kërkon reflektim dhe veprim. Modeli i fasadës ka dështuar. Ndryshimi i kësaj qasjeje është domosdoshmëri. Tirana duhet të rikthehet në një kryeqytet funksional, të sigurt dhe të jetueshëm”, tha Muçollari. (A2 Televizion)