Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses për Rregulloren e Kuvendit

Nga A2 CNN
15 Prill 2026, 12:35 | Politikë

Mblidhet Këshilli i Mandateve, debate për vendimin e Kushtetueses

Kryetari i Kuvendit Niko Peleshi mblodhi sot Këshillin për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin. Kryeparlamentari tha se nuk do të shqyrtohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për rregulloren, pasi do të pritet vendimi i zbardhur, por do të prezantohen ndryshimet e propozuara.

Kjo mbledhje nuk lidhet me vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk na mbledh domosdoshmëria për të reflektuar vendimin e GJK, në rregulloren tonë, por mblidhemi iniciuar nga një grup deputetësh, ku çdo deputet ka të drejtë të iniciojë vendime. Në dijeninë time akoma s’ka një zbardhje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Mos kini merak se nuk do nxitojmë të reflektojmë në rregullore, ato çka thotë dispozitivi, pa u zbardhur vendimi. Do zbardhet vendimi, do ta kalojmë paraprakisht në Këshillin e Legjislacionit dhe më pas do të mbërrijë këtu për t’u reflektuar”.

Ndërkaq, Gent Strazimiri theksoi se duhet pritur arysetimi i Gjykatës Kushtetuese, për të kuptuar se ku është shkelur kushtetuta. Strazimiri theksoi se Parlamenti ka kryer një veprim të rëndë dhe anti-kushtetues.

"Ne jemi këtu për të ripërsëritur një veprim që është gjë e rëndë për një Parlament, e paralajmëruar ngjarja, që kur sollët ndryshimet në 16 shtator. Investuat Kuvendit në këtë veprim duke kryer një veprim totalisht anti-kushtetues. Pa pritur arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese, ku e kemi shkelur kushtetutën….Edhe atëherë ishte njësoj si sot, por gjithësesi të investosh Këshillin e Rregulloreve dhe Mandateve për të kryer një veprim, pa reflektuar për faktin që po i njëjti këshill ka investuar Parlamentin për të shkelur kushtetutën, ne s’mund të bëjmë sikur gjëja s’ka ndodhur", u shpreh Strazimiri.

Drafti me ndryshimet e reja parashikon që deputetët nuk do të kenë më 10 minuta për të folur në seancë, por vetëm 5. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos