Këlliçi: Ra Maduro, sivllau binjak i Edi Ramës!

Nga A2 CNN
3 Janar 2026, 12:47 | Politikë

Këlliçi: Ra Maduro, sivllau binjak i Edi Ramës!

Deputeti i PD, Belind Këlliçi ka reaguar me anë të një statusi në Facebook për ngjarjet në Venezuelë dhe arrestimin e Maduros nga SHBA. Ai shkruan se “ra Maduro, sivllau binjak i Edi Ramës!”

“SHBA nën drejtimin e Presidentit Trump, arrestuan sot Kreun e Narkoshtetit të Venezuelës, Nicolas Maduro, si kryetarin e një karteli droge i quajtur Cartel de Los Soles, i cili transportonte sasi të mëdha droge drejt SHBA-së.

Ky kartel përbëhet nga zyrtarët më të lartë ushtarakë dhe civilë të shtetit, duke e shndërruar Venezuelën faktikisht në një narkoshtet.

Kjo nuk ishte një rrufe në qiell të hapur!

Nën presidencën Trump, paralajmërimet dhe goditjet ndaj karteleve të drogës, edhe atyre me mbështetje shtetërore, kanë qenë të vazhdueshme dhe serioze.

Maduro nuk ishte gjë tjetër veçse një ndër narkoliderët që mendojnë se me forcën e pushtetit mund të justifikojnë aktivitetin e tyre kriminal, lidhjet e ngushta me krimin, pastrimin e parave dhe korrupsionin masiv.

Identik i njëjti model me të cilin udhëheq Edi Rama.

Le të shpresojmë që goditje të tilla të lidhjeve të krimit me qeverisjen e nivelit të lartë të vijojnë me këtë intensitet edhe në rajonin e Ballkanit, i cili po hedh hapa drejt integrimit në Bashkimin Europian.

E ky integrim nuk mund të përfshijë kurrsesi narkoliderë të përfshirë drejtpërdrejt në trafikun e drogës, destabilizimin social dhe ekonomik të vendeve të BE-së”, shkruan Këlliçi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos