Kryeministri Edi Rama, nga Athina, deklaroi se sot të gjithë e njohin Altin Dumanin falë qeverisë së tij, që ia dha "shpatën e drejtësisë" në dorë.
"Dhe pavarësisht se kemi rezerva dhe mund të habitemi në një moment të pushtetit tjetër (gjyqësor) për ndonjë lajthitje, mjafton të dëgjoni bufin që thotë "në 11 Maj do marr vota dhe në 12 Maj do shkrij SPAK-un". Sot të gjithë shqiptarët e dinë se kush është Altin Dumani. Dumani ka qenë prokuror me vite të tera, asnjë nuk e njihte. Askush nuk dinte që Altin Dumani ekzistonte. Kurrë më parë Altin Dumani nuk kishte thirrur një politikan. Ai nuk e kishte shpatën, sepse shpatën e mbajti "bufi i kënetës" për të futur në burg Fatos Nanon", tha Rama.
"Ne sot e çmojmë punën e SPAK-ut dhe ajo punë nuk do të përmbyset, vetëm nëse e bashkojmë flamurin e Shqipërisë me atë të Europës, që nuk e prek më asnjë buf kënete", shtoi kreu socialist. (A2 Televizion)