Rama, ironi me Berishën: I duket vetja i bukur! E kemi peshqesh nga diktatura komuniste

Nga A2 CNN
30 Mars 2025, 17:26 | Politikë

Rama, ironi me Berishën: I duket vetja i bukur! E kemi peshqesh nga

Rama ironizon Berishën nga Athina: Bufit të kënetës i duket vetja super sexy! Rri e mbretëron në llum, e kemi peshqesh nga komunizmi

Kryeministri Edi Rama, nga takimi me shqiptarët në Athinë, ironizoi kreun e Partisë Demokratike, Sali Berishën. Rama u shpreh se "bufi i Tiranës" nuk është si bufi i grekëve apo romakëve, që ishte simbol i urtësisë, por është peshqesh nga komunizmi.

“BE me ne është angazhuar në negociata. Janë 1 mijë vajza e djem që punojnë çdo ditë. Më 15 Maj, BE i gjithi vjen në Tiranë. Në datën 16 maj, vijnë edhe të gjithë liderët e Evropës jashtë BE-së, që nga Britania e Madhe, Turqia, Ukraina dhe Azerbajxhani dhe Sekretari i NATO-s. Çfarë ndryshimi ka midis një mesazhi të 11 majit, ku shqiptarët pa dallim partie, i çojnë Evropës mesazhin që ne të gjithë duam të hyjmë në BE, dhe një mesazhi të paqartë. Pastaj, imagjinoni që atyre t’u rishfaqet "bufi i kënetës" si një bashkëbisedues. Imagjinoni Evropa dhe NATO që bashkëbisedon me "bufin e kënetës". Jemi në Athinë dhe bufi kishte thënë një ditë që jam krenar të jem buf sepse bufi ka qenë simboli i Athinasë dhe i Minervës dhe bufi ka qenë simboli i urtësisë dhe i bukurisë. I duket vetja edhe i bukur. E dini vetë se sa superseksi është. Por, problemi është që nuk bëhet fjalë për të njëjtin buf, bufi i grekëve dhe romakëve ishte ai që quhet bufi i vogël, ndërkohë që ky bufi ynë është ai për të cilin populli thotë "ç’më rri akoma aty o buf kënete". Ai bufi i urtësisë, ai rri në male dhe ullishta, ndërsa ai i yni mbretëron në një llum që e ka penguar Shqipërinë dhe penguar shqiptarët për kaq shumë vite", tha Rama.

"Atë bufin në Tiranë nuk e kemi trashëgimi nga qytetërimi ynë i vjetër, por peshqesh nga diktatura komuniste", shtoi kryeministri. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos