Kërkesa e Ramës në Kushtetuese, Gjokutaj: Kërkon të krijojë një precedent për të mbrojtur veten e tij

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2025, 19:34 | Politikë

Kërkesa e Ramës në Kushtetuese, Gjokutaj: Kërkon të

Avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj, është shprehur se asnjë anëtar i qeverisë nuk ka mbrojtje kushtetuese, përfshi këtu edhe vetë kryeministrin.

Komentet Gjokutaj i bëri në ‘Ditari i Pasdites’ me gazetarin Pandi Gjata në A2 CNN, ku tha se kërkesa e Ramës në Kushtetuese nuk është bërë për të mbrojtur Ballukun, por për të krijuar një precedent që SPAK të mos merret me kryeministrin.

Ai tha gjithashtu se Balluku duhet të jepte dorëheqjen vetë nga detyra, teksa shtoi se kërkesa e SPAK për pezullimin e saj nga detyra është e ligjshme.

“SPAK ka pritur që Balluku të jepte dorëheqjen. Ajo në një kapacitet të plotë në detyrë mund të kryejë një tjetër vepër penale, të intimidojë dëshmitarë e të prishë provat. SPAK ka pritur që Balluku të jepte dorëheqjen, por pasi ajo nuk e bëri një veprim të tillë dhe kryeministri nuk veproi për shkarkimin e saj, ose të bënte zëvendësimin e duhur… Kështu që SPAK dhe GJKKO janë organe kushtetuese, që merren me ndjekjen penale dhe pasojat që sjell kjo ndjekje penale, siç janë masat shtrënguese dhe ndaluese.

Po marrim për një rast që SPAK do ia kërkonte këtë leje Kuvendit dhe Kuvendi sigurisht që do ia kthente mbrapsht dhe do i thoshte që ‘unë nuk legjitimohem që t’i hyj kësaj kërkese sepse nuk hyn në ato masa të cilat cënojnë lirinë e personit’. Pra leja nga Kuvendi kërkohet për të tjera masa, si arrest në burg, arrest në shtëpi, kontroll banese.

Pra ata kanë qenë në kompetencën e tyre. Fakti që kryeministri do të mbrohet me urgjencë në Gjykatën Kushtetuese, nuk ka mbrojtje kushtetuese anëtari i qeverisë, as zv.kryeministri e as kryeministri. Rama ka vepruar me urgjencë sepse do të krijojë një precedent që të mos merren me të nesër. Pra nuk e ka bërë thjeshtë për Ballukun, por për veten e tij”, tha mes të tjerash Gjokutaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos