Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00 do të jemi live

Nga A2 CNN
9 Mars 2026, 08:41 | Politikë

Kërkesa e SPAK për Ballukun, PS merr sot vendimin, Rama: Në 10.00

Grupi parlamentar i Partisë Socialiste do të zhvillojë sot mbledhjen për leximin e raportit të 5 anëtarëve të PS-së në Këshillin e Mandateve lidhur me kërkesën e SPAK për dhënien e autorizimit për kufizimin e lirisë së ish zv.kryeministres Belinda Balluku, raporton A2 CNN.

Sikurse njofton edhe kryeministri Edi Rama në rrjetet sociale, mbledhja do të nisë në orën 10:00

“Sot në 10.00 do të jemi LIVE në Grupin Parlamentar për marrjen e qëndrimit ndaj kërkesës së prokurorit për kufizimin e lirisë së Belinda Ballukut”, shkruan Rama në X.

Po sot Apeli i GJKKO do të shqyrtojë masën e sigurisë për Belinda Ballukut.  Masa nuk u mor në shqyrtim më 18 dhjetor nga Apeli, për shkak se më herët Kushtetuesja kishte pezulluar efektet e kësaj mase, shkruan A2 CNN.

Seanca do të mbahet në orën 9:00 dhe çështja do të shqyrtohet nga i njëjti trup gjykues, me gjyqtare Miliana Muça.

SPAK i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e imunitetit të Belinda Ballukut, e cila së fundmi u shkarkua nga posti i zv.kryeministres.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos