8 marsi, Berisha: Të luftojmë për të rrëzuar murin e patriarkisë

Nga Anesti Barjamemaj
8 Mars 2026, 13:30 | Politikë

Në ditën ndërkombëtare të Gruas, kryetari i PD Sali Berisha zhvilloi një aktivitet me gratë dhe vjazat e PD. Në mesazhin e tij, lideri demokrat tha se detyrimet ndaj grave janë të pakufijshme dhe kërkoi prej të gjithëve që të luftojnë atë që ai e quajti muri i patriarkisë. 

Detyrimet ndaj jush janë të pakufishme. Përsëri, nuk dua të harrojmë se muri i patriarkisë është dhunuesi më kryesor i të drejtave të njeriut kudo në botë, në Shqipëri, por kudo në botë.  Beteja kundër këtij muri është beteja më fisnike, është beteja më e rëndësishme e njeriut për barazi, për dinjitet, për të drejta njeriu. Ky mur 5000 vjeçar nuk shembet në dekada. Ky mur duhet shembur dhe gratë, vajzat, të gjithë ata të cilët besojnë se në forcën e jashtëzakonshme dhe rolin e tyre të jashtëzakonshëm në familje dhe shoqëri, duhet të bëjnë gjithçka që këtë mur ta zvogëlojnë çdo ditë e më shumë.  Ju garantoj se beteja me këtë mur ka qenë dhe mbetet një objektiv shumë i rëndësishëm, ndër objektivat më kryesorë të Partisë Demokratike.  Pa vendosur barazinë midis burrit dhe gruas, vëllait dhe motrës, nënës dhe babait, shoqëria s'mund të jetë kurrë një shoqëri e drejtë, një shoqëri e parimeve dhe e idealeve të larta njerëzore”, u shpreh ai. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos