"Këta do ta bëjnë drejtësinë?", deputetja demokrate: Klodian Braho është prokurori i dosjes 184

Nga A2 CNN
27 Shtator 2026, 21:12 | Politikë

Denisa Vata, deputete e Partisë Demokratike, deklaroi se nuk mund të pritet drejtësi nga SPAK, kur në krye të tij është Klodian Braho.

“Këto denoncime që sot dalin, Sali Berisha i ka bërë në vitin 2023. Sali Berisha e ka denoncuar Vlora Hysenin kur ai ishte në arrest shtëpie, pas një dosjeje të fabrikuar nga Edi Rama, Yuri Kim dhe Altin Dumani. Si mundet të prisni një hetim nga SPAK-u kur në krye të SPAK-ut është Klodian Braho. Klodian Braho është prokurori i dosjes 184, dosjes më të rëndë të krimeve zgjedhore, ku ajo u nda nga grup i strukturuar kriminal pikërisht nga zoti Braho. Dhe zoti Mara, që ishte pjesë e kësaj dosjeje, pasi kunati i tij del në përgjimet e gjykatës për dosjen 184. Po pse, këta do ta bëjnë drejtësinë?”, u shpreh Vata në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

Sipas saj, “dosja 184 është dosja më e rëndë e krimeve zgjedhore në Qarkun Dibër”.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos