Komunikimi me qytetarët, Berisha: Vazhdojmë kryengritjen tonë, jemi në kilometrin e fundit

Nga A2 CNN
18 Prill 2026, 13:04 | Politikë

Një ditë pas protestës së 17 Prillit, Sali Berisha zhvilloi një bashkëbisedim me qytetarët në mediat sociale ku premtoi vijim të aksionit. Lideri demokrat u shpreh se protestat do të vijojnë pasi opozita është në kilometrin e fundit.

“Vazhdojmë kryengritjen tonë paqësore në kilometrin tonë të fundit gjer në triumfin e plotë tonë. Edhe njëherë, për ata që abuzojnë me kilometrin e fundit, u them prapë në qoftë se e bëni nga padija, kjo është normale. Por në qoftë se e bëni nga keqdashja, kilometri i fundit për PD do të thotë se kjo parti kaloi beteja të cilat ngrihen në kufijtë e legjendës. Në kilometrat e mëparshëm, në  përpjekjen për asgjësimin e saj, dështuan ata që donin ta asgjësonin. Në kilometrat e mëparshëm, në përpjekjen për ta shndërruar në fasadë opozitë apo për ta unifikuar me qeverinë, dështuan ata që tentuan këtë gjë. Në kilometrat e mëparshëm, ata që vazhduan përpjekjet për asgjësim duke i marrë flamurin dhe logon dhe vulën, të cilët arritën përkohësisht ta përçajnë, përsëri dështuan sepse ajo është e bashkuar. Në kilometrat e mëparshme kjo opozitë bëri gjithçka për t’i faktuar botës se Shqipëria është narkoshtet dhe se zgjedhjet në Shqipëri janë një farsë elektorale”, u shpreh Berisha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos