
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, nga Spitali i Traumës ka zbuluar gjendjen e anëtarit të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike, Aulon Kalaja.
"Gjendja e gazetarit të mirënjohur, Aulon Kalaja, ishte serioze. Përveç se i kanë hedhur spraj ariu, e kanë goditur kafshërisht mbrapa me shkop në një kohë që në mënyrë absolute nuk po kryente asnjë veprim të dhunshëm. Domethënë, ju e njihni. Aulon Kalaja, më thotë një mik i tij, një bashkëmoshatar i tij, që ka bërë 350 protesta dhe kurrë në jetën e tij nuk ka bërë njëherë protestë, përveçse paqësore", deklaroi fillimisht kreu i PD.
“Ka bërë skanerin dhe ka kontuzion. Ka kontuzion të indeve të buta, por kontuzioni i indeve të buta në zonën e trurit mund të jetë e shoqëruar edhe nga kontuzion i trurit, që skaneri në stadet e tij të fillimit nuk e zbulon dot”, tha Berisha, shkruan A2.
Kreu demokrat shtoi se “goditja ka qenë e qëllimshme”.
“I kanë shkuar nga pas dhe e kanë goditur. Nuk po bënte asgjë, thjesht po shkonte të merrte Klevis Balliun. Strategji terroriste nga ana e policisë”, shtoi kreu demokrat.
Pak para mesnatës, Aulon Kalaja doli nga spitali.
(A2 Televizion)