Kongresmeni Republikan reagon për protestat: Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 20:45 | Politikë

Kongresmeni Republikan reagon për protestat: Qeveria duhet të

Kongresmeni Republikan Joe Wilson ka reaguar për protestat në Shqipëri.

Në një postim në platformën “X”, kongresmeni amerikan shprehet i shqetësuar për situatën, duke theksuar se shqiptarët meritojnë liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale, shkruan A2.

Ai gjithashtu i bën thirrje qeverisë të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve dhe nënvizon se të rinjtë duhet të kenë zë për të ardhmen e vendit të tyre.

Postimi i kongresmenit republikan Joe Wilson:

“Po e ndjek me shqetësim të madh përshkallëzimin e krizës në Shqipëri, aleate e NATO-s. Populli shqiptar meriton liri, shtet të së drejtës dhe përgjegjshmëri institucionale. Qeveria duhet të përmbahet nga çdo formë dhune ndaj protestuesve. Të rinjtë meritojnë të kenë zë në përcaktimin e së ardhmes së vendit të tyre”.

 

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos