Studentja: Ta harrojnë se me opresion mund të mbahet një qeveri

Nga A2 CNN
17 Tetor 2026, 21:22 | Aktualitet

Një nga studentet protestuese i bëri thirrje efektivëve të policisë dhe jo vetëm, që të bashkohen me studentët në protestën e tyre.

“Ta harrojnë se me opresion mund të mbahet një qeveri. Nuk është kjo mënyra. Në vend që të inkurajohen të rinjtë, të zhvillohen në një vend demokratik, ndaj tyre përdoret një gjuhë urrejtjeje, një gjuhë dhune. Ne nuk do e pranojmë këtë lloj qeverie që e ka futur policinë të dhunojë shqiptarët, të dhunojnë të rinjtë. Për ne është e papranueshme. Nuk do donim t'i kategorizonim gjithë policët si të këqinj, ka edhe policë të mirë dhe i bëjmë thirrje të gjithëve: nëse ata bëhen me ne, nëse administrata do të bëhet me ne, nëse zjarrëfikësit do të bëhen me ne, kjo do jetë shumë më e thjeshtë. Mos na lini vetëm në këtë moment që duam që të bëhet ky tranzicion, që të ndryshojë gjithçka”, tha e reja në një lidhje direkte me studion e “Terminal” nga Loneta Progni, në A2CNN.

“Nuk po dalim në këtë shesh as nga dëshira për të bërë rrëmujë, as nga dëshira për të dhunuar policët. Ato janë babëllarët tanë, janë njerëzit tanë. Nuk po e bëjmë këtë nga dëshira. Po e bëjmë nga nevoja, nga shtypja, për të qenë edhe ne qytetarë të këtij vendi. Nuk duam të ikim, duam të rrimë këtu. Kështu që, kjo thirrje shkon për të gjithë. Të lutem nëse keni sadopak zemër, nëse ju vjen keq sadopak për ato të rinj që po dhunohen, po merren zvarr, po hajnë gaz çdo ditë, ujë me piper, ju lutem dilni këtu me ne”, shtoi studentja. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos