Protesta nuk ndalet, socialistët marrin udhëzime si të bëjnë reagimet me video

Nga Fjorela Beleshi
17 Tetor 2026, 20:41 | Politikë

Protesta nuk ndalet, socialistët marrin udhëzime si të

Përballë situatës së protestave, socialistët kanë marrë udhëzime se si duhet të reagojnë me video të regjistruara.

Sipas burimeve të A2CNN, socialistëve u janë dërguar formatet se si duhen bërë videot dhe mesazhet.

Duhet që mesazhet të jenë me ton të qetë dhe t’u drejtohen drejtpërdrejtë qytëtarëve, duke bërë thirrje për sigurinë e fëmijëve dhe mbrojtjen e bizneseve.

Mesazhi, sipas udhëzimeve, duhet të jetë i qetë, duke i mirëkuptuar për problemet, por duke e nënvizuar se dhuna nuk është zgjidhje.

Socialistët udhëzohen të mos i quajnë huliganë protestuesit dhe lokacionet kryesore do të jenë zyrat, shtëpia, shkollat apo bizneset. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos