"Kur të kemi të reja, do ua them!" Erion Braçe pyetet për kandidimin për Tiranën

Nga A2 CNN
30 Mars 2026, 17:13 | Politikë

"Kur të kemi të reja do ua them!" Këtë përgjigje u dha deputeti socialist Erion Braçe gazetarëve të cilët e pyetën në lidhje me vetëofrimin që ai ka bërë për të qenë kandidat i PS në zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Në një deklaratë për mediat para se të hynte në sallën e kuvendit, Braçe deklaroi se

“Gjërat që thuhen në shtëpi mbeten aty. Unë kam folur brenda Asamblesë së PS në njësinë 5”.

Ndërsa për kërkesës që ai i ka bërë KQZ-së ku kërkon rezultatet e tij në vota, që prej zgjedhjeve të vitit 1996, Braçe u përgjigj: “Arsye aq formale sa nuk ka ku të shkojë. Në 26 maj më bëhen 30 vjet deputet i zgjedhur në Kuvendin e Shqipërisë megjithë rezultatet e zgjedhjeve ‘96-‘97 nuk i gjen asgjëkund, jam i detyruar t’ia kërkoj KQZ-së. Do shkruaj një status. Do ta shikoni”.

Braçe ka theksuar rëndësinë e hapjes në parti. Sipas tij forcimi i Partisë Socialiste vjen përmes pranimit të të gjithë atyre që duan të zhvillohen dhe të zhvillojnë idetë me PS-në. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos