Raporti i IBAR i BE-së për vendin tonë dhe SPAK-u apo reforma në drejtësi janë mjetet që mund të reformojnë poltikën shqiptare dhe të rikthejnë besimin te zgjedhjet. Kështu u shpreh në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN analisti Gentian Gaba, kur u pyet nëse pret ndonjë Promete për të ndryshuar realitetin. Sipas tij nëse opozita arrin ta kthejë raportin e BE, në raport pune, mund të përmirësohen zgjedhjet, lufta kundër korrupsionit dhe demokracia.
“E kemi Prometeun, kemi një raport IBAR që na ka dhënë detyra shtëpie shumë të rëndësishme dhe në qoftë se ne dhe opozita arrijnë ta kthejnë në një raport pune, ato kushtet që na ka diktuar Bashkimi Europian, ne mund ta përmirësojmë gjendjen e zgjedhjeve, të luftës ndaj korrupsionit dhe të gjithë këto problematika që ne kemi. Dhe këtu i takon opozitës, që atë raport në qoftë se për zgjedhjet ose referendumin e të shtunës nuk kishte asnjë surprizë, çfarë do të ndodhë ditë në vijim është basti i madh që ata kanë me angazhimin që morën për të vijuar si grupim, se pati një farë konsensusi të brendshëm. Nuk është se pati një plasaritje, përveç zotit Salianji që të tregonte që ajo parti mendon krejt ndryshe raportin me zgjedhjet, me qëndrimin e zotit Berisha. Pati një konsensus që duhet të vazhdohet kështu dhe ajo që duhet të na tregojë ne është që ky konsensus përsa i përket cilësisë së zgjedhjeve dhe vazhdimit të zotit Berisha nuk duhet të jetë i njëjti konsensus që të mbajë po të njëjtin formacion se dhe zotin Berisha nuk mund të jetë. Ne po veprojmë në ujëra të panjohura që janë edhe të pa të pashkelura më parë, sepse kemi dy momente. Kemi SPAK në radhë të parë dhe ndryshimet që ka prodhuar reforma në drejtësi dhe kushtëzimi që prodhon Bashkimi Europian që për ne janë të reja dhe ato mund të na ndihmojnë edhe ne edhe partitë tona që të reformohen dhe të ndryshojnë dhe me këto vegla që kemi mund të edhe të luftojmë korrupsionin, por dhe të përmirësojmë demokracinë në Shqipëri, sepse në qoftë se këtu ka shkrirje të partisë me shtetin, çdokush që do të jetë në krye të çdo partie mund të thotë që zgjedhje nuk ka”, tha ai në Off the Record me Andrea Dangllin në A2 CNN.
Sipas Gabës, problemi i shoqërisë sonë është mendësia e kultit të individit.
“Nuk është problemi i partive por është dhe problemi i një mendësie që akoma nuk e kemi të kultivuar në shoqëri, sepse kemi një kult individi. Problemi i PD-së, por edhe problemi më i gjerë i politikës është që ne kemi humbur raportin me zgjedhjet. Zgjedhjet kanë pasur gjithmonë problematika, por kanë ardhur duke u majisur vitet e fundit”.
Zgjedhjet dhe mungesa e rotacionit politik, për Gabën kanë krijuar një krizë të gjatë brenda opozitës, e cila u thellua më pas edhe nga përçarjet në PD dhe zhvillimet që pasuan me Sali Berisha.
“Dhe unë besoj që është mungesa e rotacionit në 2021-in edhe për shkak të problemeve të Partisë Demokratike ndoshta nuk ishte reformuar aq sa duhet. Për shkak të patronazhimit, përdorimit të krimit, fondeve e kështu me radhë, krijoi një përshtjellim dhe një krizë që u parkua brenda opozitës dhe kjo pastaj ka krijuar një telendisje shumë të gjatë, që pasoi edhe me sanksionimin e zotit Berisha dhe ja ku jemi këtu që flasim për një realitet që është i ri, por është dhe i vjetër, që pasoi edhe me sanksionimin e zotit Berisha dhe ja ku jemi që flasim për një realitet që është i ri, por është dhe i vjetër. Pra kemi përsëri raportet e Bashkimit Europian që e theksojnë dhe më fort nevojën për të zgjidhur çështjen e zgjedhjeve që në nga ana tjetër në qoftë se ne shohim çështjen e patronazhistëve”, tha ai në Off the Record më Andrea Dangllin në A2 CNN.
(A2 Televizion)