Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD-së për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, reagon Shabani

Nga A2 CNN
29 Shtator 2026, 16:18 | Politikë

Kushtetuesja rrëzoi kërkesën e PD-së për zgjedhjen e

Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar kërkesën e një grupi deputetësh të Partisë Demokratike lidhur me procedurën e zgjedhjes së Avokatit të Popullit, Endrit Shabani.

Pas vendimit, Shabani ka reaguar duke deklaruar se e respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe se ky vendim ka dhënë përgjigje për çështjet e ngritura mbi procedurën e zgjedhjes së tij.

Reagimi:

Avokati i Popullit respekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila, me kërkesë të një grupi deputetësh, verifikoi procedurën e ndjekur nga Kuvendi për zgjedhjen e titullarit të institucionit dhe konstatoi se ajo është në përputhje me Kushtetutën.

Në këtë çështje, Avokati i Popullit ruajti paanshmërinë ndaj kërkuesve dhe Kuvendit duke mos mbajtur qëndrim për themelin e çështjes dhe duke ia besuar vlerësimin tërësisht Gjykatës, së cilës i përket interpretimi përfundimtar i Kushtetutës.

Vendimi i sotëm i jep përgjigje çdo pikëpyetjeje mbi procedurën e zgjedhjes.

Avokati i Popullit vijon punën për mbrojtjen e të drejtave të njeriut.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos