
Studiues, akademikë e admirues të dijetarit Hasan Tahsini u bënë bashkë në akademinë e shkencave për të rrugëtuar vetëm pak në gjurmët e eruditit. Një vepër e re nga shkrimtari Luan Rama dhe një dokumentar u prezantuan.
Ai flinte me një makinë elektrike përballë shtratit të tij, me dylbi në kokë për të vëzhguar gjithësinë, një xham zmadhues pranë këmbëve dhe një libër në dorë. Muret dhe tavani ishin të mbushura mediagrame të astronomisë, gjeologjisë, kimisë. Ajo medrese dukej si një pikturë në miniaturë e natyrës dhe universit. Kështu shkruante Sami Frashëri për mësuesin e tij Hasan Tahsinin. Por, ndërsa shumëçka dihet dhe lidhet me kontributin e këtij mësuesi në Stambollin e kohës ku ngriti universitetin e parë, më pak njihet se kush ishte Hasan Tahsini më herët, rolin politik në ambasadë në Francë apo vitet e studimit në Paris.
Këtë rrugëtim të dijetarit e sjell në një vepër studiuesi Luan Rama.
“Vitet pariziene të Hasan Tahsinit” është frymëzuar nga dokumentar i Admirina Peçit për dijetarin dhe humanistin që u gjykua edhe sepse atë kohë besonte në Zot, por kërkonte formulat e universit.
Në Akademinë e Shkencave prezantimi i librit dhe dokumentarit nga Fondacioni që po njëlloj mban emrin Hasan Tahsini mbërriti edhe si thirrje për më shumë vëmendje, nisur nga shtëpia e tij në Ninat apo muzeu i shkatërruar që në vitin 1997. (A2 Televizion)