"Kuvendi po çmendet", Boçi: 19 projektligje në një ditë, shtoni seancat

Nga A2 CNN
27 Janar 2026, 10:31 | Politikë

"Kuvendi po çmendet", Boçi: 19 projektligje në

Pas një rendi dite të ngarkuar me 19 projektligje, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka kërkuar shtimin e numrit të seancave të Kuvendit.

“Kuvendi po çmendet, po kthehet në qesharak dhe po trajtohet si kioskë”, tha Boçi, shkruan A2CNN.

“Sot shoh që kjo hapësirë po bëhet tërësisht e çmendur. Listuar një seri projektligjesh të rëndësishme që i keni përmbledhur në një seancë të vetme dhe kjo është tërësisht pa arsye. Po e bëni të çmendur dhe qesharak Kuvendin. Të fusësh 19 projektligje në një seancë është që t’u hedhësh hi syve shqiptarëve. Shtoni seancat, e kemi propozuar më parë. Kjo është të kthesh në kioskë Kuvendin, hajde kalojmë edhe një projektligj. Nëse vijojmë kështu, kjo nuk ka kuptim. Shtoni seancat, reflektoni”, deklaroi Boçi.

  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos