Letra e parë e shtetit shqiptar, për korrupsion! Studiuesi e zbulon në “Terminal”: Ja çfarë i kërkoi Myftiu, Ismail Qemalit

Nga A2 CNN
6 Dhjetor 2025, 23:04 | Politikë

Studiuesi Auron Tare zbuloi në një intervistë për “Terminal” nga Aurora Sulçe në A2 CNN, një letër që në fakt mund të konsiderohet e para e shtetit shqiptar, pas shpalljes së Pavarësisë, në të cilën tregohet edhe korrupsioni në shoqërinë shqiptare.

“Është një letër në arkivin kombëtar, dërguar nga Myftiu i Tepelenës për Ismail Beun në datën katër apo pesë dhjetor dhe i thotë “Ismail Bej të puthsha dorën” e tjerë e tjerë “mos harro” i thotë, “fjalën që më dhe, që vëllain tim të ma dërgosh thotë kryetar dogane në Sarandë. Kjo është letra e parë e shtetit shqiptar”, tha Tare.

Ismail Qemali ishte një nga figurat më të rëndësishme të historisë shqiptare, i njohur si udhëheqësi i shpalljes së Pavarësisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë. Ai u bë kryeministri i parë i qeverisë së përkohshme të Shqipërisë disa ditë më vonë, më 4 dhjetor 1912.

Qeveria e tij kishte misionin të vendoste themelet e shtetit të ri shqiptar dhe të siguronte njohjen ndërkombëtare. Ismail Qemali e mbajti mandatin deri më 22 janar 1914, kur dha dorëheqjen për shkak të krizës politike dhe presioneve të jashtme. Pavarësisht periudhës së shkurtër në detyrë, ai mbetet simboli kryesor i shtetformimit shqiptar. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos